Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin pasditen e 20 shkurtit, ku Egli Pashollari, i njohur me nofkën “Çerri i Parkut”, është masakruar me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në një zonë të populluar dhe në një orar me qarkullim të lartë qytetarësh.
Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, janë publikuar pamjet e momentit tragjik, ku shihet qartë se Gazment Buçpapaj ka goditur me thikë 31-vjeçarin, plagë që rezultuan fatale për jetën e tij.
Nga videoja e siguruar, mësohet se Pashollari sapo kishte zbritur nga automjeti i tij, një BMW Seria 7 me ngjyrë të bardhë, kur është sulmuar menjëherë nga Buçpapaj, partnerja e tij dhe një person tjetër. Fillimisht viktima është goditur fizikisht nga disa persona, ndërsa në një moment kritik, Gazment Buçpapaj e ka qëlluar me thikë nga pas.
Edhe pse disa kalimtarë janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndalur konfliktin, ngjarja ka ndodhur me shpejtësi të madhe dhe brenda pak sekondash situata ka degraduar në përdorimin e armës së ftohtë, duke i marrë jetën të riut.

Be First to Comment