Skip to content

Dy policë nga Podujeva bëhen për spital

Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar në mënyrë aktive zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Ata kanë kundërshtuar kontrollin e policisë ndërkohë që ndodheshin në veturë, me tre dëshmitarë të tjerë të pranishëm.

Gjatë ndalimit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dy të dyshuarve u është ofruar gjithashtu tretman mjekësor, dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Incidenti u regjistrua më 21 shkurt rreth orës 00:09 në rrugën “Met Podujeva”.

Dy persona janë arrestuar pasi kishin penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kishin kundërshtuar kontrollin e policisë.

Gjatë ngjarjes, dy policë pësuan lëndime trupore të lehta dhe u dërguan për trajtim mjekësor në spital.

Edhe personat e arrestuar u ofruan trajtim mjekësor, por janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit pas intervistimit.

Rasti është njoftuar edhe te Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për vlerësim të mëtejshëm

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *