Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot pritet mot i vranët me intervale të herëpashershme dielli.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -1°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë nga 9°C deri në 13°C. Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Gjatë javës, moti parashikohet të jetë përgjithësisht stabil me temperatura tipike pranverore. Përjashtim pritet të jetë dita e martë, kur vranësirat do të shtohen dhe në disa zona mund të ketë riga shiu me intensitet të ulët.
Mëngjeset do të jenë të ftohta, me mundësi për ngrica të lehta dhe mjegull në disa rajone, sidomos në zonat kodrinore dhe malore. Temperaturat minimale gjatë javës pritet të variojnë nga -4°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 14°C.
Be First to Comment