Treshi i njohur si “përsheshi” kanë zhvilluar një diskutim të gjatë rreth zarfit të kuq të dedikuar për djemtë, duke ngritur pikëpyetje dhe duke analizuar se çfarë mund të nënkuptojë ai për lojën.
Finalistët po bisedonin jashtë në oborrin e shtëpisë, ku atmosfera herë pas here u bë më serioze, teksa secili shprehte mendimin e vet për mesazhin dhe pasojat që mund të sjellë. Ata ndanë dyshime, interpretime dhe pritshmëri, duke treguar se situata po ndiqet me shumë vëmendje nga të gjithë.
Megjithatë, zarfi i kuq nuk ishte tema e vetme që u diskutua nga banorët brenda BBVK-së, pasi biseda kaloi edhe në çështje të tjera që lidhen me lojën dhe marrëdhëniet mes tyre.
Ndiqni videon e plotë për të kuptuar të gjitha detajet.
Be First to Comment