Skip to content

E dhimbshme: Ky është Safet Hiseni që u godit për vdekje nga vetura

Me pikëllim të thellë është pranuar lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të Safet Hisenit, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

I ndjeri ishte me origjinë nga Tupalla e Medvegjës dhe jetonte në Fushë Kosovë, ku njihej si një njeri i urtë, punëtor dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Largimi i tij i parakohshëm ka tronditur familjarët, miqtë dhe mbarë komunitetin.

Njoftohet se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 24 shkurt 2026, në ora 13:00, në varrezat e Fushë Kosovës.

Në këto momente të rënda dhimbjeje, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Hiseni, miqve dhe të gjithë të afërmve. Qoftë i përhershëm kujtimi për të ndjerin dhe gjetshin forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *