Skip to content

Ish kryetari i PDK-se, tregon se kë do ta votonte për President

Ish kryetari i PDK-se, tregon se kë do ta votonte për President

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do ta mbështeste me votën e tij çdo kandidat për president që do të vinte nga familja Jashari, duke theksuar respektin e tij të vazhdueshëm ndaj kësaj familjeje.

Megjithatë, ai ka bërë të qartë se qëndrimi zyrtar i PDK-së lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit do të përcaktohet nga organet drejtuese të partisë, përkatësisht Kryesia.

“Vota ime është çdo herë pro familjes Jashari, por përtej kësaj i takon Kryesisë së PDK-së që ta japë një qëndrim të tillë”, është shprehur Hoxhaj.

Deklarata e tij vjen në një moment të rëndësishëm politik, kur kanë mbetur edhe tetë ditë të plota deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Në këtë periudhë, pritet që subjektet politike të intensifikojnë konsultimet dhe diskutimet e brendshme për të arritur një konsensus të mundshëm rreth emrit që do të propozohet për postin e presidentit, në mënyrë që të shmanget një ngërç institucional pas skadimit të afatit të përcaktuar me Kushtetutë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *