Skip to content

Ndahet nga jeta në moshë të re Zogza Thaçi

Ndahet nga jeta në moshë të re Zogza Thaçi

Është ndarë nga jeta në moshë të re, 24-vjeçarja nga Kaçaniku, Zogza Thaçi, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga familjarët përmes një mesazhi prekës, ku kanë shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të më të dashurës së tyre.

“Sot humbëm një njeri shumë të dashur të familjes sonë. Dhimbja është e madhe, por dashuria dhe kujtimet do të mbeten gjithmonë me ne. Zoti të pastë në mëshirën e Tij, e mira jonë Zogza”, thuhet në njoftimin e familjes.

Ndarja e saj nga jeta në një moshë kaq të re ka prekur thellë të afërmit dhe rrethin shoqëror, të cilët e kujtojnë për mirësinë dhe kujdesin që kishte ndaj të tjerëve.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *