Skip to content

Olsa Muhameti shpërndan postimin e Dolces dhe lëshon kunja për banorët që kritikuan produksionin pas daljes

Olsa Muhameti shpërndan postimin e Dolces dhe lëshon kunja për banorët që kritikuan produksionin pas daljes

Producentja e Big Brother VIP Kosova 4, Olsa Muhameti, ka ndarë sot në InstaStory një postim që Dolce kishte publikuar pas daljes së saj nga shtëpia e BBVK.

Dolce, pas daljes nga shtëpia, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjetet e saj sociale, duke reflektuar mbi eksperiencën që i ndryshoi jetën. Ajo e përshkroi rrugëtimin e saj jo thjesht si një lojë, por si një betejë me veten.

Në fund të postimit, Dolce shtoi: “Faleminderit për këtë përvojë unike që do ta mbaj gjithmonë me krenari. Shumë faleminderit për suportin, ju dua”, duke bërë tag në Big Brother dhe Olsa Muhametin

“Fjala ishte të shkoja në finale”, Benita ‘godet’ Olsën: A është arsyeja sepse nuk desha të jem me Klodin?

Kur Olsa shpërndau Story-n e Dolces, ajo duket se bëri edhe një kunja për banorët e tjerë që pas daljes kanë kritikuar produksionin. Ajo shkroi: “Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *