Skip to content

Olsa Muhameti shpërndan postimin e Dolces dhe lëshon kunja për banorët që kritikuan produksionin pas daljes

Producentja e Olsa Muhameti ka ndarë sot në InstaStory një publikim të bërë nga Dolce pas largimit të saj nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Në reagimin e saj emocional, ish-banorja e përshkroi eksperiencën si më shumë se një lojë, duke e cilësuar një përballje personale që e ka ndryshuar.

Në fund të mesazhit falënderues, ajo shprehu mirënjohje për përvojën dhe mbështetjen e publikut, duke etiketuar produksionin dhe Muhametin. Kjo e fundit, duke e ripostuar, la edhe një koment që u interpretua si thumb ndaj ish-banorëve kritikë: “Dolce, faleminderit për mirënjohjen. Lum kush e ka këtë vlerë”.

Reagimi u pa si përgjigje indirekte ndaj disa konkurrentëve që pas daljes kanë shprehur pakënaqësi ndaj produksionit, mes tyre Benita dhe Labinot Rexha, ky i fundit madje duke paralajmëruar edhe hapa ligjorë për eliminimin e tij, të cilin e konsideron të padrejtë.

KLIKO PER TE PARE FOTON

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *