Skip to content

“Malësia e Madhe e kemi tregu veten me serbin” – Rogerti në debat të ashpër me DJ Gimbon: “Ti nuk e…” (Video)

Një diskutim i ashpër mes Rogerti dhe DJ Gimbo brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka marrë një kthesë të rrezikshme, duke prekur tema shumë të ndjeshme si lufta dhe konfliktet në Kosovë.

Gjatë bisedës, Rogerti nisi të flasë për luftën në Kosovë, duke u shprehur me tone nacionaliste dhe duke theksuar se, sipas tij, në Malësinë e Madhe “e kemi treguar veten ndaj serbit”, madje duke ia drejtuar këtë deklaratë personalisht Gimbos.

Reagimi i DJ Gimbos ishte i menjëhershëm dhe ironik. Ai iu përgjigj: “Shyqyr, ishalla ka shumë si ti që dalin me luftu”, një frazë që dukej se synonte të ulte tensionin, por që në fakt vetëm sa e ndezi më shumë situatën.

Debati eskaloi kur Rogerti lëshoi një deklaratë tronditëse, duke thënë se mezi po pret që të shpërthejë luftë në Kosovë dhe se është gati të luftojë, madje edhe të vdesë. Këto fjalë e acaruan dukshëm DJ Gimbon, i cili u shfaq i tensionuar dhe i pakënaqur me tonin dhe përmbajtjen e deklaratave.

https://v45.tiktokcdn.com/4dbf09d1a9426d1cc339e710e062420f/69a1f3a3/video/tos/alisg/tos-alisg-pve-0037c001/oEOeCcGVQLA2IlCP8gIorRIDDjhDejRfTvtkA4/?a=1233&bti=ODszNWYuMDE6&&bt=474&ft=4kAC3WPU.2NvjVKQMF~zfuVFjrAy4nRQjl3PXtG&mime_type=video_mp4&rc=OjdoNGk4ZjU0NTs7OjU3aUBpM3ZrdHI5cmxqOTMzODczNEA2Ml4vNGI0X14xNjZgYjUuYSNjcnJtMmRrcWNhLS1kMTFzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20260226034159CC09A1C6482DBC31D34B&btag=e000bd000

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *