Skip to content

Osman Azemi prej muajsh në Turqi për shërim, kjo është gjendja e tij

Osman Azemi prej muajsh në Turqi për shërim, kjo është gjendja e tij

Aktori i njohur kosovar, Osman Azemi, prej disa muajsh po vazhdon trajtimin dhe rehabilitimin e tij në një klinikë në Turqi, pas aksidentit në trafik që kishte pësuar më herët.

Sipas raportimeve, ai ndodhet nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor, ndërsa procesi i rikuperimit po zhvillohet gradualisht.

Së fundmi, Azemi ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi nga ambientet e spitalit në Turqi, duke bërë të ditur se trajtimi i tij po vazhdon dhe se po merr kujdesin e nevojshëm nga stafi mjekësor.

Ky postim është pritur me mbështetje dhe urime për shërim të shpejtë nga fansat dhe kolegët e tij, të cilët kanë shprehur solidaritet dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe sfiduese për aktorin.

SHIKO FOTON KËTU

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *