Skip to content

Prekëse: E moshuara i dhuron bukën e saj Emina Çunmulaj pas vizitës në shtëpi

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po vazhdon misionin e saj humanitar në Shqipëri, duke shpërndarë pako ushqimore për familjet në nevojë në zona të ndryshme të vendit. E njohur për angazhimin e saj në kauza sociale, ajo ka zgjedhur që këto ditë t’i kalojë pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Një nga momentet më emocionale të kësaj nisme ndodhi në Drisht, ku pasi ndihmoi një zonjë të moshuar me ushqime, u përball me një gjest që e preku thellë. E moshuara, e prekur nga vizita, këmbënguli t’i dhuronte bukën e shtëpisë që kishte përgatitur për vete. Teksa ajo përpiqej t’ia mbështillte për ta marrë me vete, Emina e refuzoi me përulësi, por gjyshja vazhdoi të insistonte me zemërgjerësi.

Momentin e ndau në rrjete sociale edhe Mirsad Basha, i cili po e shoqëron modelen në këtë iniciativë. Ai shkroi se gjatë shpërndarjes së ndihmave shpesh hasin njerëz me zemër të madhe, që edhe pse kanë pak, janë të gatshëm të japin gjithçka.

Ky episod u kthye në një simbol të bujarisë dhe shpirtit fisnik të njerëzve të thjeshtë, duke dëshmuar se humanizmi nuk matet me pasuri, por me zemër. Për Eminën, kjo nismë nuk është vetëm ndihmë materiale, por një mënyrë për të ndarë dashuri dhe solidaritet me ata që kanë më shumë nevojë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *