Skip to content

Dy vetura përplasen në autostradë

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në autostradën pranë Sllatinës.

Sipas informacioneve fillestare, në përplasje janë përfshirë dy automjete, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse për të menaxhuar situatën dhe për të rikthyer qarkullimin normal të trafikut.

Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë lidhur me rrethanat e aksidentit dhe për të mësuar nëse ka persona të lënduar, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

Më shumë informacione pritet të bëhen të ditura pas konfirmimit nga autoritetet kompetente.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *