Lim Hoti, ish-banori i njohur i formateve televizive si “Ferma VIP” dhe “BBVK”, ka bërë një zbulim të papritur për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke zbuluar se Alesio, një tjetër banor i “BBVA”, është daja i tij.
Kjo lidhje familjare ka shkaktuar një valë reagimesh dhe kurioziteti mes fansave, të cilët janë të etur për të mësuar më shumë rreth dinamikave të familjes Hoti.
Postimi i Lim Hotit në Instagram ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe ndjekësve të tij.
Në fotografinë e publikuar, shfaqet Alesio me mbishkrimin “Daj je ma i miri”, duke theksuar kështu marrëdhënien e ngushtë mes tyre.
Të gjithë janë të etur për të parë se si do të zhvillohen ngjarjet në vazhdim, dhe nëse kjo lidhje do të ketë një ndikim të rëndësishëm në lojë.
Me këtë postim, Lim Hoti ka provokuar kureshtjen e fansave dhe ka hapur një diskutim të ri mbi marrëdhëniet brenda reality show-ve.
A do të shohim më shumë nga kjo lidhje në episodet e ardhshme? Komentoni më poshtë mendimet tuaja!

Be First to Comment