Arbenita ndan një moment të ëmbël me vajzën e saj, detaji në veshjen e Ninës merr vëmendjen
Modelja shqiptare Arbenita Ismajli ka ndarë së fundmi një moment të veçantë nga jeta e saj personale, duke publikuar në Instastory një fotografi të vajzës së saj, Ninës.
Në imazhin e publikuar, e vogla shfaqet e veshur thjeshtë, por një detaj në bluzën e saj ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Shkrimi “Mama’s little one” është interpretuar si një mesazh simbolik dhe emocional, që pasqyron lidhjen e fortë mes nënës dhe vajzës.
Arbenita nuk ka shtuar asnjë koment apo përshkrim në postimin e saj, duke lënë që fotografia të përcjellë vetë emocionin dhe të flasë për raportin e ngushtë që ajo ka me të bijën.
Postimi është pritur me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar momentin e ndarë nga modelja me publikun e saj.
Be First to Comment