Shfaqet Leonora Poloska, kaq shumë paska ndryshuar
Leonora Poloska, një nga zërat më të njohur të muzikës shqiptare, ka qenë më pak e pranishme në skenën muzikore gjatë viteve të fundit.
Këngëtarja ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike dhe mediave, duke ruajtur në këtë mënyrë privatësinë e saj dhe duke u fokusuar më shumë në jetën personale.
Pas ndarjes nga bashkëshorti, Leonora ka preferuar të jetë më diskrete në paraqitjet publike, duke u tërhequr nga aktivitetet artistike, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, së fundmi ajo është rikthyer në rrjetin social Instagram me disa postime të reja, ku shfaqet e qetë dhe e kuruar në pamje, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Be First to Comment