Blero dhe Eronita ndajnë momente nga shtëpia, në pritje të ëmbël
Këngëtari i njohur Blero disa muaj më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë, duke nisur një kapitull të ri në jetën personale.
Bashkëshortja e tij, Eronita, është ajo që herë pas here publikon në rrjetet sociale detaje dhe imazhe nga përditshmëria e tyre e përbashkët, duke i mbajtur ndjekësit të informuar me momente të veçanta nga jeta në çift.
Së fundmi, ajo ka ndarë një fotografi nga ambienti i shtëpisë së tyre. Hapësira duket e rregulluar me shumë kujdes dhe estetikë, ndërsa në fokus të imazhit është vendosur një buqetë me lule, që i jep edhe më shumë ngrohtësi ambientit.
Kujtojmë se Eronita është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pritet të bëhet nënë për herë të parë, një periudhë e rëndësishme dhe e veçantë për çiftin.

Be First to Comment