LAJMI I FUNDIT: A do të ekzekutohet paga e 13-të në fillim të marsit?
Miratimi i buxhetit të Republikës së Kosovës ka hapur rrugë për ekzekutimin e pagës së 13-të, e cila ishte premtuar më herët nga kryeministri Albin Kurti.
Megjithatë, sipas deklarimeve të fundit, ekzekutimi i kësaj page nuk pritet të ndodhë në fillim të muajit mars, siç ishte aluduar fillimisht.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, ka bërë të ditur disa ditë më parë se paga e 13-të pritet të ekzekutohet në fund të muajit mars.
Kjo do të thotë se, nëse realizohet sipas paralajmërimeve, pagesa mund të dalë në fillim të muajit prill, varësisht nga procedurat teknike të ekzekutimit dhe përpunimit financiar.
Pritet që institucionet përkatëse të japin sqarime zyrtare lidhur me datën e saktë të ekzekutimit, në mënyrë që përfituesit të kenë një afat të qartë për realizimin e kësaj pagese.
Be First to Comment