Skip to content

LAJMI I FUNDIT: Incident i rëndë në KEK, humb jetën një punëtor

LAJMI I FUNDIT: Incident i rëndë në KEK, humb jetën një punëtor

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), përkatësisht në Termocentralin “Kosova B”.

Sipas njoftimit zyrtar, në incident është përfshirë një mjet transportues – kamion – dhe një punonjës i kësaj ndërmarrjeje.

Si pasojë e ngjarjes, një punonjës mashkull kosovar, 55 vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarët përgjegjës të KEK-ut, Policia e Kosovës si dhe ekipet emergjente mjekësore.

Pavarësisht përpjekjeve, ekipet mjekësore kanë konfirmuar se punonjësi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Autoritetet përkatëse pritet të zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit, ndërsa rasti ka tronditur kolegët dhe komunitetin.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *