Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me VV-në
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka sqaruar publikisht qëndrimin e subjektit të tij politik lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Duke folur në emisionin “Click” në RTV21, Haziri bëri të ditur se LDK-ja ka propozuar një formulë konkrete për arritjen e një marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), e cila bazohet në një model koordinimi ndërmjet dy partive.
Sipas tij, propozimi parasheh që LDK-ja të ketë të drejtën e propozimit të emrit për president, ndërsa LVV-ja ta japë miratimin për kandidatin e propozuar, me kusht që ai të jetë i pranueshëm për të dyja palët.
“LDK-ja propozon dhe LVV-ja e miraton një emër për president, cilido qoftë ai emër, por i pranueshëm mbi palët”, deklaroi Haziri.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë të ndjeshme politike, kur subjektet parlamentare janë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje konsensuale për postin e presidentit, në mënyrë që të shmanget një bllokadë institucionale.
Be First to Comment