Skip to content

Miqësia prishet në prag finaleje,Londrimi i zhgënjyer me Elijonën:“S’e prisja prej teje”

Gjatë darkës së finalistëve të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj ka reaguar i zhgënjyer ndaj Elijona Binakaj, pasi ajo e kishte cilësuar si “false”.

Ai u shpreh se nuk e kishte pritur kurrë një koment të tillë prej saj, duke theksuar se pavarësisht dyshimeve që mund të lindin brenda lojës, ai nuk do t’ia mohonte të mirat. Sipas Londrimit, ndryshimi në sjelljen e Elijonës pas sigurimit të finales i është dukur i pazakontë.

Përplasja vjen në prag të natës finale, që zhvillohet të premten, duke lënë të kuptohet se raporti mes tyre është krisur përfundimisht pas shpalljes së finalistëve.

Në garë për çmimin e madh janë gjithashtu Ludo Lee, Hygerta Sako dhe Klodian Mihaj. Fituesi do të marrë shpërblimin prej 200 mijë eurosh, shumë që ka pësuar ulje gjatë spektaklit për shkak të shkeljeve të rregullave nga banorët.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *