Gjatë një sfide emocionale nga Vëllai i Madh, Rogerti ndau me publikun një nga historitë më personale të jetës së tij, duke folur për raportin e thyer me vëllanë, Xhulion, me të cilin nuk ka pasur komunikim prej më shumë se katër vitesh, transmeton Raporto24.
Ai tregoi se shkaku i krisjes së marrëdhënies ishin mosmarrëveshjet për para dhe prona, por edhe plagë të vjetra nga fëmijëria, përfshirë bullizimin mes tyre. Rogerti pranoi se kishte marrë vendimin të mos i fliste më vëllait, një vendim që sot e konsideron një nga momentet më të vështira të jetës së tij.
Situata ndryshoi kur babai i tyre u përball me një sëmundje serioze, gjë që i detyroi të rishikojnë raportin dhe të thyejnë akullin pas shumë vitesh. Ai rrëfeu se u takuan për herë të parë pas katër vitesh e gjysmë dhe se momenti i takimit ishte emocional, veçanërisht kur pa mbesën e tij, të cilën nuk e kishte njohur më parë.
Mes lotësh, Rogerti shprehu mallin për vëllanë dhe dëshirën për ta pasur pranë në shtëpinë e Big Brother si surprizë. Ai i dërgoi një mesazh publik Xhulios, duke theksuar se do të luftojë gjithmonë për të dhe se i mungon shumë, pavarësisht gabimeve të së kaluarës.
Në fund, Rogerti iu drejtua produksionit me një kërkesë të veçantë, duke shpresuar që vëllai dhe mbesa e tij ta vizitojnë gjatë qëndrimit në shtëpi, duke e quajtur familjen shtyllën kryesore që e ka mbajtur gjallë dhe të fortë në jetë.

Be First to Comment