Skip to content

Makina “fluturon” brenda në shtëpi, pamje të frikshme

Makina “fluturon” brenda në shtëpi, pamje të frikshme nga SHBA

Një aksident i pazakontë dhe i frikshëm është regjistruar javën e kaluar në Oregon, SHBA, ku një makinë ka përfunduar brenda një shtëpie.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur automjeti del nga rruga dhe “fluturon” drejt e në banesë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas dëshmitarëve që kanë folur për policinë, shoferi po lëvizte me shpejtësi të madhe para se të përplasej me një pirg dheu, gjë që e bëri të humbte kontrollin e automjetit. Si pasojë, makina u ngrit në ajër dhe përfundoi brenda strukturës së shtëpisë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shoferi është arrestuar, ndërsa fatmirësisht askush nga personat që ndodheshin brenda banesës nuk ka pësuar lëndime.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *