Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova u mbyll të premten me një finale spektakolare, por duket se dramat nuk kanë marrë fund as pas fikjes së kamerave.
Teksa vëmendja e publikut ishte te shpallja e fituesit, një tjetër histori tensioni po zhvillohej në prapaskenë mes dy opinionisteve të panelit, Leonora Jakupi dhe Olta Gixhari. Në fillim të sezonit ato dukeshin shumë të afërta, madje shfaqeshin bashkë edhe jashtë spektaklit, duke lënë përshtypjen e një miqësie të fortë.
Megjithatë, me kalimin e javëve, shikuesit vunë re një distancim të heshtur mes tyre. Kulmi duket se erdhi ditën e finales, kur Leonora e hoqi Oltën nga lista e ndjekësve në Instagram. Pak pas përfundimit të spektaklit, Olta reagoi njësoj duke e larguar edhe ajo Leonorën nga rrjeti social.
Ky “unfollow” i ndërsjellë ka ngritur dyshime për mospajtime të fshehta dhe një lloj “lufte të ftohtë” që dyshja ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes publike. Për Oltën, situata të tilla nuk janë të panjohura, pasi edhe në edicionin e tretë ajo ishte përfolur për tensione me kolegë të panelit.
Tani mbetet për t’u parë nëse ndonjëra prej tyre do të thyejë heshtjen dhe do të zbulojë arsyet e vërteta pas këtij raporti të krisur që nisi si miqësi në fillim të sezonit.



Be First to Comment