Mbrojtja e Kadri Veselit ka kryer fjalën përfundimtare në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Avokati i Veselit, Rodney Dixon, ka thënë se nëse do të jepet një gjykim i drejtë në rastin e ish-krerëve të UÇK’së, Veseli do duhej të ishte i lirë dhe i pafajshëm. Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka lënë mënjanë rolin e vërtetë të Veselit në UÇK, shkruan Gazeta Insajderi.
“ZPS-ja ka lënë mënjanë punën legjitime të ndërmarrë të z. Veseli dhe të bërë në UÇK dhe shembullin që ka krijuar gjatë gjithë luftës, për të promovuar UÇK-në jashtë vendit dhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për të bashkuar popullin e Kosovës dhe për të arritur marrëveshjen e paqes, për të cilin u përgëzuan nga të gjithë si një nga tranzicionet më të suksesshme të paqes dhe një shembull i spikatur i partnershipit kombëtar dhe ndërkombëtar në arrijen e një rezultati përfundimtar, të qëndrueshëm dhe unanim. Kjo është platforma më e duhur dhe vlersueshme për të arritur drejtësi, duke pasur parasysh të gjitha konfliktet. Drejtësia është një konstate që i jep çdo personi dhe viktime që meritojnë. Z. Veseli meriton një gjykim të drejt dhe të duhur. Duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Të bëhet ndryshe, do të ishte një padrejtësi e madhe“, deklaroi Dixon.
Pos tjerash, ai ka kundër-argumentuar një argument të ZPS-së, përmes të cilit pretendon se Veseli qëndronte prapa komunikatave të UÇK’së. Ka thënë se ka tentuar që përmes një interviste të komandantit të Zonës së Pashtrikut, Musë Jasharit dhe një foto pranë tij, tentuan të provojnë një akuzë të këtillë.
“Parashikohet se Z. Veseli është koordinuar me Musë Jasharin, me komandantin e Zonës së Pashtrikut që ka qenë i përfshirë në krime dhe ka koordinuar ose bashkërenduar instrumentet e NPK-së, me persona të tjerë, si: Limaj, Brahimaj e të tjerë. Kemi të bëjmë me fajësi për shkak të asociimit. Kjo është hera e parë ku theksoj se z. Veseli ka qenë i lidhur me z. Jashari në njëfar mënyrë. Prokuroria e thotë këtë gjë, por në fakt asnjëherë nuk na ka shpjeguar përpara, por tani është shumë vonë për ta ngritur këtë pikë. Kur sheh provat që, sipas ZPS-së, mbështesin këtë pretendim të tyre, unë do të thoja se këto do të ishin të gjitha gjepura. Zoti Jashari nuk ka pasur pikë lidhje me klientin tim, e vetmja gjë që e bën “fajtor” klientin tim është një intervistë e vitit 2001, ku klienti pyetet se si është krijuar zona, në përgjigje ai thotë se ka punuar me disa persona. Jashari thotë ndër të tjera thotë se ka qenë edhe z. Veseli. Ai thotë se e ka takuar atë edhe më herët. Ai nuk është thirrur asnjëherë këtu“, ka deklaruar ai.
“Sipas ZPS-së thuhej se klienti im ka lehtësuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së që ka formuar shtyllen kurrizore të politikave të bashkëpunëtorëve. Domethënë që klienti im ka ofruar shtyllën kurrizore faktike për të gjitha komunikatat dhe deklaratat. Thuhet gjithashtu që ai ka dhënë informacionin që është pasqyruar më pas në këto komunikata. E gjithë gjëja vinte prej tij, sipas ZPS-së. Kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS-së për ta fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë për këtë gjë“, vijon më tej Dixon. /Insajderi.org/
Be First to Comment