Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën një 23-vjeçare
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, një 23-vjeçare me inicialet E. E. ka ndërruar jetë në spital, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Be First to Comment