Të mërkurën në vend pritet mot më stabil, me intervale më të shpeshta dhe më të gjata me diell. Pasdite mund të ketë zhvillime lokale të vranësirave, por pa gjasa për reshje. Temperaturat minimale në mëngjes do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 10°C deri në 12°C. Do të fryjë erë veriperëndimore e lehtë deri mesatare me shpejtësi 3–8 m/s.
Ditët në vijim, veçanërisht të enjten dhe drejt fundjavës, parashihet mot kryesisht i kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të zbresin në 0°C deri -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 9°C deri në 10°C të enjten, për t’u rritur gradualisht deri në 13°C e 15°C në fundjavë.
Të dielën priten më shumë vranësira kalimtare, por ende nuk parashihen reshje. Të enjten do të fryjë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 3–8 m/s, ndërsa nga e premtja era do të jetë kryesisht jugore dhe jugperëndimore.
Be First to Comment