Ja disa pamje nga aksidenti i raportuar më herët nga raporto24.com në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas informacioneve të përditësuara, në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një autobus me udhëtarë civilë. Njëra nga veturat rezulton të jetë me targa të Sllovenisë. Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në terren kanë dalë njësitë policore dhe ekipet emergjente.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e të lënduarve. Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan deri te përplasja, ndërsa qarkullimi në këtë pjesë ka qenë i rënduar.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.
Be First to Comment