Skip to content

Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

Ky është i riu nga Malisheva që humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

Latif Bytyqi nga fshati Shkozë i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Slloveni, duke tronditur familjen, të afërmit dhe bashkëfshatarët e tij.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga mediat lokale, të cilat kanë raportuar për vdekjen e mërgimtarit nga kjo zonë e Malishevës, i cili ishte duke punuar në Slloveni.

“Lajm i trishtë për familjen Bytyqi nga Shkoza. Humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Slloveni mërgimtari Latif Bytyqi nga Shkoza. Ngushëllime familjes!”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim të madh në vendlindjen e tij, ndërsa familjarë, miq dhe të njohur kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme.

Rrethanat se si ka ndodhur ngjarja tragjike ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të hedhin dritë mbi rastin në fjalë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *