Djali i ish-policit të Serbisë bëhet zëvendës-ministër i Arsimit në Kosovë
Përparim Kryeziu, djali i ish-policit të Serbisë, Aziz Kryeziut, është emëruar të hënën nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pozitën e zëvendësministrit të parë të Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë mandatit të kaluar të Kurtit, Kryeziu ka mbajtur pozitën e zëdhënësit të Qeverisë. Tani ai do të jetë zëvendës i Hajrulla Çekut, transmeton Vox Kosova.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Kryeziu për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Aziz Kryeziu kishte shërbyer si polic i Serbisë deri në vitin 1990. Ai e kishte pranuar edhe vetë se ka qenë polic në kohën e regjimit serb deri në korrik të vitit 1990.

Be First to Comment