Ish-e dashura e Butrint Imerit mbulohet dhe nis leximin e Kur’anit gjatë Ramazanit
Influencerja e njohur turke, Sezen Çifçioglu, ka bërë të ditur se ka nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria gjatë kësaj periudhe.
Ish-partnerja e këngëtarit kosovar Butrint Imeri ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqet e mbuluar, teksa fal namaz dhe lexon Kur’an, duke reflektuar një përkushtim më të madh ndaj praktikimit të besimit gjatë këtij muaji të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
Postimet e saj kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar me komente mbështetëse dhe urime për një Ramazan të lehtë dhe të pranuar.
Ky veprim i saj vjen në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, periudhë gjatë së cilës besimtarët angazhohen më shumë në adhurim, lutje dhe reflektim shpirtëror.
Be First to Comment