Skip to content

Publikohet video e rrahjes së dy kirurgëve në QKUK

Publikohet video e rrahjes së dy kirurgëve në QKUK

Javë më parë, dy kirurgë brenda ambienteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja kishte shkaktuar reagime të mëdha në opinionin publik. Gazeta Nacionale ka publikuar pamjet e incidentit.

Ngjarja kishte ndodhur në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku të përfshirë ishin kirurgët Xhevdet Ademaj dhe Baton Kelmendi.

Ishte raportuar se gjithçka kishte nisur disa ditë përpara me një përplasje verbale e fjalosje në një mbledhje, ku ishin të dy, Ademaj e Kelmendi.

Konflikti më pas, eskaloi në fizik.

Personi që është në telefon dhe po priste ashensorin është kirurgu Baton Kelmendi. Në atë moment, në koridor shfaqet Xhevdet Ademaj, i cili kur afrohet te ashensori, duket se ia jep një goditje Kelmendit. Bazuar në pamje, nuk shihet të ketë pasur ndonjë komunikim mes të dyve.

Më pas, përleshja mes tyre vazhdon, derisa një person tjetër shihet teksa afrohet t’i ndajë.

Ndaj dy kirurgëve është iniciuar procedurë disiplinore, të cilët janë suspenduar për gjashtë muaj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *