Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Lipjan, ku janë përfshirë tri vetura.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, shihet se automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe se veturave janë dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.
Deri më tani nuk ka informacion lidhur me persona të lënduar si pasojë e aksidentit dhe se rrethanat se si ka ardhur deri te përplasja mes tri veturave mbesin ende të paqarta.
Be First to Comment