Skip to content

Pas BB, rrëfehet Egli Tako: “Familja s’më dha dorën dhe s’më ka thënë ‘sa bukur e bëre’

Egli Tako ka folur së fundmi në një intervistë për emisionin Ndryshe në Top Albania Radio, ku ndau mendimet e saj për eksperiencën në Big Brother VIP, projektet e reja dhe perceptimin e publikut ndaj saj.

Ajo theksoi se nuk beson të ketë transmetuar negativitet gjatë qëndrimit në shtëpi, duke shtuar se sjellja e saj aty ishte thjesht reflektim i asaj që është në jetën reale. Sipas saj, nuk mban inat ndaj personave që nuk pajtohen me të apo që kanë kritikuar veprimet e saj, pasi e pranon se ndonjëherë edhe ajo mund të ketë gabuar.

“Secili bën gabime dhe ndonjëherë bie dakord me veten time për to”, u shpreh ajo, duke zbuluar gjithashtu se pas daljes nga formati nuk mori përkrahjen që priste nga familja, e cila – sipas saj – nuk e përgëzoi për lojën.

Egli ishte pjesë e edicionit të kaluar të spektaklit, ku fitues u shpall Gjesti, ndërsa gjatë gjithë rrugëtimit të saj mbeti një nga emrat më të komentuar për lojën dhe qëndrimet brenda shtëpisë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *