Sherri mes Gretës, Rogertit dhe Joelës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë tema kryesore e ditës, pas përplasjes së fortë që u shoqërua me akuza, ofendime dhe tension të lartë mes banorëve.
Gjithçka nisi kur Greta iu drejtua Rogertit me akuza të ashpra, duke e quajtur atë “manjak”. Situata degradoi më tej në ofendime ndaj Joelës dhe një veprim të papranueshëm, kur Greta e pështyu atë në fytyrë, duke shkaktuar reagime të forta si brenda shtëpisë ashtu edhe në rrjetet sociale.
Përveç kësaj, Greta hodhi edhe një akuzë shumë të rëndë, duke pretenduar se Rogerti e kishte prekur në të pasme. Kjo deklaratë ndezi menjëherë debatin publik, me ndjekësit që kërkonin sqarim mbi atë që kishte ndodhur realisht.
Ndërkohë, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë pamjet e plota të incidentit. Në video shihet se Greta kishte marrë shishen me ujë të Joelës dhe e kishte fshehur pas vetes. Joela, pas refuzimit të Gretës për t’ia kthyer shishen, kërkoi ndihmën e Rogertit.
Rogerti ndërhyri duke ia marrë shishen Gretës për t’ia dhënë Joelës, moment që duket se shënoi edhe pikën e kthesës së konfliktit, duke sjellë përplasjen e ashpër mes tyre.
Pamjet po analizohen gjerësisht nga publiku, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do ta trajtojë këtë situatë në spektaklin e radhës dhe çfarë masash mund të merren pas këtij incidenti të rëndë.
Be First to Comment