Skip to content

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e fortë

Brikena ka qenë e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Ish-banorja e “Big Brother” bën deklaratën e fortë

Ish-banorja e “Big Brother”, Olta Sheta, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka komentuar zhvillimet dhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Gjatë diskutimit në studio, Olta ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke aluduar për një lidhje të mëhershme mes Brikenës dhe një tjetër ish-konkurrenti të emisionit “Për’puthen”, Atdheut.

Sipas Shetës, kjo lidhje daton në një periudhë kur Brikena ende nuk ishte personazh publik dhe nuk kishte fituar titullin Miss.

Deklarata e saj ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga personat e përmendur lidhur me këtë pretendim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *