Incident i pazakontë në SHBA: Moment kur toka “i përpin” dy vetura
Një incident i pazakontë është regjistruar në shtetin e Nebraskës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dy automjete janë përpirë pjesërisht nga një gropë e madhe që u hap papritur në tokë.
Sipas raportimeve të Reuters, ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim, në momentin kur veturat ishin të ndaluara në rrugë. Papritur, sipërfaqja e tokës është shembur, duke krijuar një gropë të thellë që ka përfshirë pjesërisht automjetet.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur drejtuesit dhe pasagjerët tentojnë të dalin nga veturat menjëherë pas shembjes së tokës.
Autoritetet lokale kanë ndërhyrë për të siguruar zonën dhe për të parandaluar rrezikun për automjetet dhe kalimtarët e tjerë, ndërsa nuk janë raportuar lëndime serioze si pasojë e incidentit.
Be First to Comment