Lotina ndan fotografi të rralla të Lutfi Hazirit
Lotina Haziri, vajza e politikanit të njohur Lutfi Haziri, njihet për raportin e afërt dhe të veçantë që ka me të atin.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi të rralla të tij, të cilat kanë zgjuar interesim dhe nostalgji tek publiku.
Moderatorja ka publikuar në Instastory disa imazhe nga fëmijëria dhe rinia e Lutfi Hazirit, duke sjellë kështu kujtime nga periudha të hershme të jetës së tij.
Fotografitë nuk janë shoqëruar me ndonjë mbishkrim, pasi vetë ato përcjellin një ndjenjë rikthimi në kohë dhe emocione nostalgjie për ndjekësit që i kanë parë.
Be First to Comment