Skip to content

Dragash: Një burrë gjendet i vdekur pranë shtëpisë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, rasti po hetohet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të enjten në rrugë, pranë shtëpisë së tij në fshatin Krstac i Epërm, në Komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24-orësh, menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipet e emergjencës. Stafi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Hetim i vdekjes”, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë procedurat hetimore për të ndriçuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *