Skip to content

E dhimbshme: Ky është punëtori që humbi jetën tragjikisht

Punëtori 55-vjeçar Mixhen Sadiku ka humbur jetën sot në një aksident të rëndë në vendin e punës në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq.

Sadiku ishte punëtor i sigurimit.

Si pasojë e një përplasjeje me një kamion, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht ndihmës së menjëhershme mjekësore, ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para, vozitësi i kampionit që shkeli për vdekje viktimën nuk e kishte parë atë teksa po e kthente automjetin prapa.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet emergjente mjekësore, të cilat kanë konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *