Skip to content

Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia dhe Gjermania

Policia e Kosovës realizon dy ekstradime ndërkombëtare
4

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me autoritetet e Italisë dhe Gjermanisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e dy personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sipas njoftimit zyrtar:

M.Q, shtetas kosovar, është ekstraduar nga Italia, ku kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

V.L, shtetase shqiptare, është ekstraduar nga Gjermania për veprën penale “marrje ose mbajtje e kundërligjshme e fëmijës”.

Të dy personat, pas mbërritjes në Kosovë, janë dorëzuar tek njësitë përkatëse të policisë dhe organet kompetente për vazhdimin e procedurave ligjore sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritetet kanë theksuar se bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe drejtësisë mbetet kyç në luftimin e kriminalitetit dhe në sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *