Ish-e dashura e Mateos do të hyjë në “BBVA”?
Lajmi se Eda Likaj mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Zërat nisën pasi ish-partnerja e Mateos nga “Përputhen” publikoi një InstaStory ku shfaqej me valixhe të përgatitur, duke lënë të kuptohet se mund të jetë drejt një aventure të re.
Ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet për një hyrje të mundshme të saj në reality show, duke e lidhur menjëherë postimin me formatin televiziv që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni apo nga vetë Eda, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të bëhet pjesë e “BBVA” apo bëhet fjalë vetëm për spekulime të momentit.
Be First to Comment