Skip to content

Arrestohet i dyshuari i dytë për dhunimin e të miturës në Gjilan, në telefon iu gjet video me përmbajtje të rëndë

Në vazhdën e hetimeve për rastin e rëndë të dhunimit të një të miture në fshatin Gadish të Gjilanit, dje më 27.02.2026 është arrestuar i dyshuari Zeqir Bajrami, 46 vjeçar.

Rasti fillimisht dyshohet të ketë ndodhur më 26.01.2026 rreth orës 01:00, ndërsa viktimë është një e mitur me inicialet A.R.

Gjatë veprimeve hetimore në terren, organet e rendit kanë siguruar informacione se i dyshuari posedonte në telefonin e tij personal një video-incizim me përmbajtje që lidhet me shfrytëzimin seksual të të miturës. Sipas të dhënave fillestare, videoja dyshohet se i ishte dërguar disa ditë pas ndodhjes së rastit nga një person i njohur për policinë.

Me ftesë për intervistim, i dyshuari ka pranuar se posedonte video-incizimin në pajisjen e tij, pas së cilës, në konsultim me prokurorin e çështjes, telefoni është konfiskuar si provë materiale.

Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “Dhunimi” dhe “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë në këtë rast të rëndë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *